Humbja e sotme 125-108 ndaj Portland i ka kushtuar rëndë skuadrës kampione të Golden State, që përveçse doli e humbur nga kjo sfidë ka mësuar edhe lajmin e keq të dëmtimit të kapitenit Stephen Curry.
Ylli i skuadrës së Warriors u dëmtua në kavilje që në periodën e parë të kësaj sfide, një dëmtim që nuk është shumë i rëndë, por që do ta lërë të paktën 10 ditë jashtë fushave lojtarin.
Sipas ESPN, Curry do të mungojë në 3 takimet e radhës, që mund të ndërlikojnë jo pak pozitat e skuadrës së Golden State në Konferencën e Perëndimit, në një duel “kokë më kokë” me Houston për kreun e renditjes.
“Kur bëhet fjalë për kaviljen e Curry, gjithnjë shqetësohemi të gjithë, pasi ai aty është dëmtuar disa herë”, tha Dryamond Green, një nga lojtarët e Golden State në NBA. /ts/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...