Stephanie Frappart shkroi historinë e futbollit në sfidën e Ligës së Kampionëve, pasi e drejtoi takimin Juventus-Dinamo Kiev me shumë sukses.
Ajo u bë femra e parë që gjykon një ndeshje të garës më të rëndësishëm për klube në botë.
Frappart e gjykoi me autoritet takimin që u mbyll 3-0 në të mirë të Juventusit.

37-vjeçarja franceze kishte vendosur “rekorde” të tjera para kësaj kur ishte ishte bërë femra e parë që gjykoi në Ligue 1 raporton telegrafi.

Ajo ka drejtuar edhe finalen e Superkupës së Evropës 2019 midis Liverpoolit dhe Chelseat.

Në tetorin e kaluar bëri debutimin e saj në Ligën e Evropës, ndërsa sukseset për të pritet të jenë edhe më të mëdha në muajt dhe vitet në vazhdim nëse vazhdon me këtë formë. /Arbresh.info/
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...