Pa nisur mirë shtatori, në Kosovë nisin adetin dhe ka ardhur edhe largimi i parë të trajnerët, që zakonisht janë më të keqtrajtuarit, sepse çdo sezon klubet kosovare ndryshojnë 2-3 trajnerë, duke u bërë qesharakë.
E diela ka rezultuar fatale për Sulejman Starovën, i cili nuk është më trajner i tFeronikelit.
“DrenicaOnline” raporton nga burime brenda Kryesisë së klubit nga Drenasi se Starova është shkarkuar nga detyra për shkak të paraqitjeve jo të shkëlqyera të ekipit.
Shkarkimi i trajnerit të njohur vjen në një moment të çuditshëm, sepse në fundjavë Feronikeli fitoi 1-0 ndaj KF Ballkanit dhe u duk se ishte rezultat që shmangu furtunën.
Gjithsesi, 9 barazime në 12 ndeshje dhe një lojë aspak bindëse e Feronikelit kanë çuar te vendimi i prerë.
Starova tashmë do të kthehet në Shqipëri, por duke e njohur, zor se do të qëndrojë gjatë pa punë, sepse edhe në Superiore e kemi sëmundje ndryshimin e trajnerëve gjatë sezonit dhe e diela ka qenë fatale për Bledar Devollin e Kamzës.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...