St Josephs është poshtëruar në Gjilbraltar nga skuadra e Steven Gerrard, Rangers.
Klubi i St Josephs, e cila eliminoi në formë tronditëse skuadrën e FC Prishtinës në raundin preliminar të Evropa Ligës, ka pësuar një disfatë tronditëse në takimin e parë të zhvilluar stadiumin Victoria, shkruan portali arbresh.info.
Ata janë mposhtur me rezultat 0 me 4 në shtëpi nga djelmoshat nën udhëheqjen e trajnerit Steven Gerrard.
Ryan Jack zhbllokoi shifrat në minutën e 50′ para se Sheyi Ojo të dyfishonte rezultatin duke shënuar për 2 me 0 vetëm gjashtë minuta më vonë.
Mbrojtësi Connor Golds realizoi golin e tretë në minutën e 68′, ndërsa për 0 me 4 shënoi sulmuesi Alfredo Morelo.
Takimi kthyes në kuadër të 1/8-ës së kualifikimeve të finales në Evropa Ligë mes dy skuadrave zhvillohet më 18 korrik në stadiumin Ibrox të Glasgowit./arbresh.info/
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...