Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale

21:28 | 17 Mars 2026
D.H

Sportingu i Lisbonës ka arritur të bëj mrekulli në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo/Glimtit në kuadër të 1/8 së finales, duke përmbysur rezultatin e takimit të parë dhe kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Portugezët fituan 5-0 pas vazhdimeve.

Bodo shënoi fitore në Norvegji 3-0, teksa sot Sportingu iu përgjigj me të njëjtën monedhë ku brenda 90 minutash shënoi tri herë dhe ndeshjen e dërgoi në vazhdime.

Në kohën shtesë ata shënuan edhe dy herë për të kaluar tutje në çerekfinale, shkruan Arbresh.info.

Inacio realizoi golin e parë në minutën e 34-të. Teksa në minutën e 61-të, Goncalves realizoi për 2-0.

Në minutën e 78-të, Sportingu fitoi penallti dhe në gol e shndërroi Suarezi. Me këtë rezultat u mbyll koha e rregullt.

Dy minuta pasi nisën vazhdimet, Sportingu shënoi golin e katërt me anë të Araujos.

Ndërsa vulën fitores ia dha Nei në minutën e 121’ i cili realizoi për 5-0.

Sportingu në çerekfinale do të përballet me fituesin e takimit Arsenal – Leverkusen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale