Ramiz Sadiku ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Alban Dragusha i cili ishte në krye të klubit deri në këtë pikë të sezonit.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit të Ligës së Parë, shkruan Arbresh.info.
Vendin e tij e zuri Triumf Sinani, i cili do ta udhëheq këtë skuadër.
Teksa, i papunë nuk do të mbetet as Dragusha, i cili pritet ta marrë drejtimin e FC Prishtinës.
Sa i përket karrierës së tij si trajner, Dragusha ka drejtuar KEK-un, Vushtrrinë dhe së fundmi Ramiz Sadikun, ndërsa ka punuar edhe si asistent te Drita.
Klubi tjetër kryeqytetas njoftoi disa orë më parë largimin e trajnerit Afrim Tovërlani pas humbjes së sotme nga Ferizaj me rezultat 3-0./Arbresh.info
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...