Leonardo Spinazzola ka qenë padyshim mbrojtësi më i mirë i Kampionatit Evropian.
Por reprezentuesi italian pësoi një lëndim të tmerrshëm, që do ta mbajë jashtë fushave deri në fund të këtij viti.
Mungesa e tij po vërehet te Italia, por edhe tek skuadra e tij Roma që po vuan në krahun e majtë të mbrojtjes.
Megjithatë anësori italian ka gëzuar të gjithë me deklaratën e fundit, ku ka bërë të ditur se ka filluar të ecë pa paterica dhe së shpejti do të jetë në fushë.
Fillimisht reprezentuesi italian foli për lëndimin e tij, se si u ndje në ato momente.
“Pas 20 minutash bëra një telefonatë me video me familjen nga dhomat e zhveshjes dhe menjëherë mu rikthye buzëqeshja, ndonëse ata e kishin fytyrën të mbushur me lot”.
“Është pjesë e lojës, unë shoh përpara dhe gëzoj ato që kam. Kjo periudhë pushimi më ka mbushur me forcë dhe me ka rritur shumë. Tani ndihem si një luan”, tha Spinazzola.
Tutje mbrojtësi i majtë i Romës, deklaroi se tani është mirë dhe muaji tetor është më i rëndësishmi.
“Tani jam mirë. Ky do të jetë muaji më i rëndësishëm. Patericat kam katër javë që i kam hequr dhe tani po rifilloj që të eci mirë”, ka përfunduar mbrojtësi i Romës. /Telegrafi/
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...