Kombëtarja Shqiptare ka ende shanse për t’ia rrëmbyer pozitën e dytë Italisë.
Ndeshja kundër Spanjës, e cila është në mes të një krize madhështore pas referendumit katalunas për pavarësi, ka një rëndësi të madhe për të siguruar biletën në Kampionatin Botëror në Rusi në rast së fitores, shkruan portali arbresh.info.
Pas dy fitoreve dhe një barazimi në tri ndeshjet e kaluara, “Kuqezinjtë” janë në një formë solide por pikët në ndeshjen kundër një kombëtare me superyje si Spanja kërkojnë mrekulli.
Ndeshja kundër Spanjës në kuadër të kualifikimeve zhvillohet në stadiumin Estadio Jose Rico Perez duke filluar nga ora 20:45.
Spanja ka fituar të gjitha ndeshjet (gjithsej gjashtë) kundër Shqipërisë që nga mesi i viteve të 80′./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1