Ndodhi ajo që e kishte paralajmëruar “Marca”.
Luis Enrique është zyrtarizuar si trajneri i kombëtares së Spanjës, duke pasur në këtë rol Julian Lopetegui, të shkakrkuar një ditë para nisjes së Botërorit të Rusisë, dhe Fernando Hierro, që e drejtoi “La Roja” në Kupën e Botës së kësaj vere, deri në 1/8 finale, kur u eliminua me penallti nga vendi organizator.
Ka qenë presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ai që ka konfirmuar gjithçka para mediave, pas një mbledhjeje me bordin drejtues: “Kontraktimi i Luis Enrique për dy vitet e ardhshme si trajner i Spanjës është miratuar unanimisht nga bordi drejtues. Ka një marrëveshje të plotë për këtë emër dhe sigurisht javën e ardhshme ai do të paraqitet për prezantimin e tij”.
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga, sipas Marca