Spanja e ka shkarkuar trajnerin Julen Lopeteguin nga posti i trajnerit një ditë para fillimit të Kupës së Botës Rusia 2018.
Shkarkimi i tij erdhi pasi Real Madridi njoftoi dje se Lopetegui do ta marrë drejtimin e klubit madrilen menjëherë pas Kupës së Botës…
“Ne nuk ndjehem i tradhtuar, por problemi është se si kanë rrjedhur gjërat duke neglizhuar krejtësisht Federatën Spanjolle të Futbollit. Kjo është diçka që nuk mund të injorohet”.
“Ne e falënderojmë Julenin për gjithçka që ka bërë, sepse ai është një nga njerëzit më meritor që janë përgjegjës se ne jemi në Rusi, por ne jemi të detyruar ta shkarkojmë atë”.
“Duhet të japim një mesazh të qartë për të gjithë punonjësit e Federatës spanjolle se ka disa forma të veprimit që duhet të përmbushen dhe nuk duhet të shkelen”.
Ky vendim vie si pasojë, pasi Lopetegui dje u zyrtarizua si trajner i Real Madridit dhe kjo u konsiderua si një tradhti. /arbresh.info/
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in