Kampionia e botës, Spanja, dhe Italia e kanë nisur me fitore fushatën e tyre në Kampionatin Evropian të femrave “Euro 2025”, që po zhvillohet në Zvicër.
Spanja e ka dërrmuar Portugalinë me rezultat të thellë 5:0, duke dhënë një mesazh të qartë se është pretendente kryesore për titull.
Ndeshjet kanë filluar me një minutë heshtje në nder të sulmuesit Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Spanjë.
Spanjollet e kanë zhbllokuar rezultatin që në minutën e parë me golin e Esther Gonzalez, e cila ka shënuar edhe të katërtin pak para pushimit. Vicky Lopez (minuta e 8), Alexia Putellas (minuta e 41) dhe Cristina Martin-Prieto (minuta e 90+3) kanë qenë autoret e golave të tjerë në fitoren më të thellë të Spanjës në një Evropian.
Ndërkohë, Italia ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Belgjikës në një ndeshje më të kujdesshme, por vendimtare për ambiciet e saj në grup.
Goli i vetëm i takimit ka ardhur në minutën e dyzet e katërt nga Arianna Caruso, me një goditje precize nga brenda zonës. Italia e ka ruajtur epërsinë në pjesën e dytë, duke menaxhuar presionin e Belgjikës dhe duke arkëtuar tri pikët e para./rtk
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...