Spanja dhe Portugalia e kanë paraqitur kandidaturën për organizimin e përbashkët të Kampionatit Botëror në vitin 2030.
Oferta zyrtare është bërë e ditur të mërkurën nga këto dy shtete, të cilat shpresojnë se do ta organizojnë mikpritjen për ngjarjen më te madhe në futboll Botërorin 2030.
Pedro Sanchez dhe Antonio Costa, presidentët e dy shteteve kanë dhënë përkrahjen e tyre për organizimin e ndeshjeve të botërorit në Spanjë dhe Portugali.
Vendimi për Botërorin 2030 do të merret gjashtë vjet para së të mbahet ai, pra në vitin 2024, në eventin e FIFA-s.
Ndryshimet e fundit nga zyrat e shtëpisë botërore të futbollit, kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e 48 kombëtareve, pra 16 më shume së sa herëve tjera.
Spanja dhe Portugalia do të garojnë kundër Marokut dhe Uruguait, Argjentinës, Paraguait dhe Kilit.
“Marrëveshja e bërë është një hap para në projektet tona të përbashkëta, por gjithashtu edhe për vetë shtetet,” u deklarua Luis Rubiales në konferencën për shtyp
“Futbolli, sporti është një mjet i rëndësishëm për forcimin e projekteve në mes dy vendeve,” vazhdoi ai
“Për të organizuar Kupën e Botës ne nuk mund të mendonim një partner më të mirë së sa Portugalinë, do të shkojmë dorë për dore bashkë me Federatën Portugeze,” përfundoi ai./Gazeta Express/
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë