Juventusi arriti fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Udineses.
Në këtë ndeshje pati minuta edhe për futbollistin dardan, Edon Zhegrova, shkruan Arbresh.info.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 84-t, në vend të Kenan Yildizit. Për aq minuta sa luajti ylli kosovar pati performancë të mirë e cila i ra në sy edhe trajnerit Luciano Spalletti.
“Jam i kënaqur me performancën e Zhegrovës; ai ka qenë jashtë loje për një kohë të gjatë, ndoshta meritonte më shumë hapësirë. Gjithashtu u kënaqa kur e pashë duke ndjekur topin në zonën tonë të penalltisë”.
“Ai është një tel i fuqishëm që gjithmonë mund të të frikësojë. Ai e sheh mundësinë për të pasuar kur të tjerët shohin një mur”, përfundoi italiani.

Ndeshja e radhës e Juventusit është ndaj Napolit në fundjavë, dhe nëse Zhegrova inkuadrohet atëherë do të ketë një përballje dardane mes tij dhe Amir Rrahmanit.
Sfida Napoli – Juventus zhvillohet të dielën me 7 dhjetor me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...