Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur sot në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Udineses, e cila zhvillohet të martën në mbrëmje në Torino. Përveç analizës së sfidës, ai u ndal edhe te situata e Edon Zhegrovës, yllit të Kosovës, i cili u bashkua me bardhezinjtë ditën e fundit të afatit kalimtar.
I pyetur për minutazhin e kufizuar të Zhegrovës, Spalletti theksoi se talenti i tij është i padiskutueshëm, por rikuperimi nga një lëndim i gjatë ka ndikuar në aktivizimin e tij.
“Zhegrova vjen nga një dëmtim i rëndë dhe ende po rikthehet gradualisht. Por ai është si një fitil i ndezur: kur ndizet, mund të shpërthejë në çdo moment. Ka shkëlqimin, cilësinë dhe lëvizjet e paparashikueshme – nuk e di kurrë se çfarë mund të bëjë në një çast të vetëm,” u shpreh Spalletti.
Zhegrova deri tani ka grumbulluar vetëm 86 minuta lojë në gjashtë paraqitje me Juventusin këtë sezon, ndërsa trajneri la të kuptohet se roli i tij pritet të rritet me përmirësimin e formës fizike.
Juventusi nis rrugëtimin e tij në Kupën e Italisë nga faza e 1/8-ave të finales, ku kërkon një vend në çerekfinale, përballë fituesit të duelitt Atalanta – Genoa.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...