Pavarësisht dështimit për t’i dhënë fund krizës së tyre të fundit, trajneri Luciano Spalleti ka kërkuar nga lojtarët e tij të vazhdojnë përpara pas barazimit pa gola 0 me 0 me Lazion.
Numri i ndeshjeve pa fitore të “Nerazurrëve” në Serie A tashmë ka arritur në katër ndeshje, diçka që i ka lënë ata nga një në shtatë pikë prapa liderit në ligë – Napolit, transmeton portali arbresh.info. Pavarësisht vështirëve, Spalleti insiston se është i lumtur me atë që skuadra e tij ka prodhuar deri tani këtë sezon, përfshirë paraqitjen pa gola të sotme (e shtunë).

“Ne duhet të luajmë ashtu siç luajtëm sot”, ka thënë Spalleti pas ndeshjes. “Skuadra ime ka pasur një sezon të mrekullueshëm deri tani”
“Ne nuk do të kemi të gjitha përgjigjet [edhe nëse i rikthehemi fitoreve]. Një numër i madh i pikëve janë duke u kërkuar dhe ne duhet të përballemi me çdo ndeshje me bindjen e plotë dhe mentalitetin e duhur, ashtu siç ishte sot”
Ndeshja e ardhshme e Interit është ajo kundër Fiorentinas të premten në Stadio Aremio Franchi./arbresh.info/
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos