Roma e ka mposhtur Spalin në udhëtim duke e bërë edhe një hap tjetër të rëndësishëm drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve të shtunën pasdite.
Roma, e cila i pushoi disa lojtarë për ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Liverpoolit në mesjavë, fitoi pa vështirësi 3-0 ndaj Spalit.
Pas 33 minutave lojë, Vicari shënoi në portën e vet duke ia dhuruar Romës epërsinë. Vetëm shtatë minuta brenda pjesës së dytë, Radja Nainggolan shënoi për 2-0. Fitoren e Romës e vulosu Patrick Schick, i cili shënoi për herë të parë në fanellën e Romës që prej transferimit nga Sampdoria verën e kaluar.
Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë sfidë i gjeni në fotografinë e mëposhtme.

IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...