Southamptoni ka fituar 1-0 ndaj Manchester Cityt në kuadër të javës së 33-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 16 minutash lojë në stadiumin “St. Mary’s Stadium’, vendasit kaluan në epërsi me anë të Che Adams, që u asistua nga Stuart Armstrong.
City më pas tentoi të barazonte rezultatin, mirëpo, Raheem Sterling, Gabriel Jesus e Riyad Mahrez, nuk u treguan të saktë në rastet e tyre.
Rastin më të mirë për Citizens e kishte Fernandinho në minutën e 35-të, mirëpo portieri Alex McCarthy bëri një pritje fantastike.
Në 45 minutëshin e dytë, City shtoi edhe më shumë presionin ndaj Southamptonit, me Gabriel Jesusin (50’) që gjuajti me kokë, por goditja e tij ishte e plogësht.
Edhe David Silva kishte një shans të artë kur ishte përballë portieri McCarthy, mirëpo ky i fundit e ndaloi edhe atë goditje.
Vendasit arritën që deri në fund të ruajnë rezultatin dhe t’i marrin tri pikë mjaftë të vlefshme.
Tashmë gara për titull në Ligën Premier ka përfunduar me Liverpoolin si kampion, ndërsa Manchester City është aktualisht në pozitën e dytë me 66 pikë.
Në xhiron e 34-të do të takohen me Newcastle United.
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...