Edicioni i parë dhe historik i Superkupës Mbarëkombëtare po zhvillohet në Vlorë. Pas dy ndeshjeve gjysmëfinale, sonte nga ora 19:00 është finalja e madhe ndërmjet Prishtinës dhe Penzës nga Peja.
Prishtina në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat 73:76, ndërsa Penza e mundi Flamurtarin e Vlorës me shifrat 70:79.
Kështu në finalen e parë të Superkupës Mbarëkombëtare, e organizuar nga Liga Unike do të ndeshet dy skuadrat nga Kosova.
Ndeshja transmetohet në RTSH për Shqipëri dhe Art Motion dhe Kujtesa në Kosovë.
Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, duke bashkuar kampionët dhe fituesit e Kupave nga të dy shtetet, kurse në fund të muajit Tetor do të fillojë edhe Liga Unike, kësaj radhe në të dyja konkurrencat.
Në organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare kanë ndihmuar edhe Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe Klubi i Flamurtarit të Vlorës. /arbresh.info/
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....