Kukësi zhvilloi përgatitjet e fundit ndaj skuadrës së Torpedos nën një situatë aspak të këndshme. Skuadra verilindore ditët e fundit është përballur me problemin e vizave për disa futbollistë të saj që për më tepër janë pjesë e formacionit.
Lajmi i mirë për nënkampionët e vendit se të paktën 2 nga këta lojtarë tashmë janë pjesë e skuadrës dhe bëhet fjalë për Malokun dhe Reginaldon me këtë të fundit që u bashkua me ekipin në mëngjesin e kësaj të enjteje. Një gjendje e tillë ka shqetësuar edhe trajnerin Armando Cungu që nuk e fshehu aspak indinjatën e tij.
“Atmosfera nuk është shumë e mirë për ne. Kishim probleme pasi 4 lojtarë të formacionit nuk morën vizat. Është hera e parë që më ndodh një gjë e tillë. Është shumë e çuditshme. Kemi ardhur për të luajtur futboll asgjë më tepër. Futboll do të thotë Fair Play. Futbolli lidh njerëzit dhe vendet mes tyre, nuk i ndan ata. nuk duam t’ia dimë për politikën Duam të luajmë futboll. Fitoftë më i miri , por jo në këtë mënyrë. Do të bëjmë punën tonë, por nuk do të jetë e lehtë”, tha Armando Cungu, trajneri i Kukësit.
Ndërsa kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti pasi i dha të drejtë trajnerit të tij, deklaroi se Kukësi do të japë maksimumin në fushën e lojës pasi i ka të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Europa League. Ndeshja mes Torpedos dhe Kukësit do të luhet sot në orën 19:00./TCH
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...