Në ndeshjet e së martës në Euro 2020 do të luajnë tri prej ekipeve favorite për ta fituar këtë turne, Portugalia kundër Hungarisë në Budapest dhe Franca kundër Gjermanisë në Paris.
Ato bëjnë pjesë në Grupin F, të ashtuquajturin “grupin e vdekjes” në këtë turne.
Takimi mes Hungarisë dhe Portugalisë zhvillohet në orën 18:00 në Budapest, ndërsa ndeshja kryesore mes Francës dhe Gjermanisë luhet në orën 21:00 në Paris.
Grupi i vdekjes i vë përballë disa prej kombëtareve më të mëdha dhe zakonisht njëra prej tyre e ka fatin e keq për t’u eliminuar herët, qysh në fazën grupore.
Por në këtë evropian të zgjedhuar, të tri kombëtaret favorite kanë mundësi ta kalojnë fazën grupore. Ky është evropiani i dytë në të cilin marrin pjesë 24 ekipe. Para Euro 2016, vetëm 16 ekipe merrnin pjesë.
24 ekipet ndahen në gjashtë grupe me nga katër ekipe, skuadrat përballen njëra me tjetrën nga një herë. Dy ekipet e para në grup kualifikohen për fazën e 16 më të mirëve.
Katër vende mbeten për t’u mbushur, siç ndodhi më 2016, dhe ato do të mbushen nga katër ekipe që përfundojnë në vendin e tretë me statistikat më të mira.
Më 2016, njëra prej tyre ishte Portugalia, e cila përfundoi mbrapa Hungarisë dhe Islandës në grupin e vet, pas tri barazimeve. /Gazeta Express/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...