Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhen ndeshjet e dyta të çerekfinales në Europa League.
Katër skuadra do ta zënë një vend në gjysmëfinalen e garës së dytë më të rëndësishme për klube.
Athletic Bilbao do të jetë përballë Glasgow Rangers së Nedim Bajramit.
Loja e parë mes tyre u mbyll 0:0 dhe tani gjithçka mbetet e hapur në këtë sfidë.
Një sfidë tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes të Eintracht Frankfurtit dhe Tottenham Hotspurs.
Përballja e parë mes tyre, mbaroi 1:1 dhe do të jetë goxha interesante të shohim se cila prej tyre do të ecë tutje drejt gjysmëfinales.
Aspak e lehtë nuk do të jetë për Lazion të cilët do të ballafaqohen me Bodo Glimt.
Romakët e humbën ndeshjen e parë me norvegjezët me rezultat 2:0.
Derisa vëmendja e mbrëmjes do të jetë në “Old Trafford”, ku Manchester United do të sfidohet nga Lyon.
“Djajtë e kuq” barazuan 2:2 me francezët në ndeshjen e parë dhe kështu mbetet të shihet se cila nga këto dy skuadra do të avancojë tutje./kk
Real Madridi jep detaje të reja nga lëndimi i Kylian Mbappes
Hoti takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës ...
Serwer: Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, diskri...
Plas ‘skandali’ tek Sllovakia para ndeshjes me K...
Shpërthime në Teheran në ditën e tretë të sulmeve SHBA–Izrae...
Kurti: Nuk ka kandidat konsensual dhe as marrëveshje politik...