Sezonës së rregullt në elitën e basketbollit kosovar po i vjen fundi dhe po hynë në fazën më të rëndësishme, play-offit.
Sonte nis xhiro e parafundit e sezonit të rregullt ku vëmendja është në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, shkruan Arbresh.info.
Golden Eagle Ylli është nikoqir i Vëllaznimit në ndeshje ku dy skuadrat e kërkojnë fitoren për një pozitë më të mirë në tabelë.
Aktualisht, Ylli është i gjashti në tabelë me 13 fitore e 13 humbje aq sa Vëllaznimi që është i pesti.
Me një fitore të sotme dy skuadrat mund të sigurojnë pozitën e pestë por edhe t’i vihen pas Pejës e cila ka një fitore më shumë.
Sfida tjetër luhet mes Borës dhe Proton Cable Prizrenit. Dy skuadrat nuk kanë më objektiva pasi Bora e ka siguruar pozitën e shtatë kurse prizrenasit kanë rënë edhe matematikisht nga liga.
Dy sfidat nisin me fillim nga ora 19:00./Arbresh.info
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...