Sot do të hidhet shorti për Superligën e Kosovës në basketboll në kategorinë e meshkujve, si dhe atë të femrave.
Lajmin e ka konfirmuar Federata e Basketbollit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, të enjten (sot) do të hidhet shorti për Superliga-t e Kosovës në basketboll”, thuhet në njoftim.
Nga ora 11:00 do të bëhet hedhja e shortit për edicionin e ri të Prince Caffe Superligës, kurse nga ora 11:30 do të bëhet tërheqja e shortit për Superligën e Femrave.
Edicioni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë më 22 shtator, ndërsa xhiroja e parë te femrat është më 6 tetor./Arbresh.info/
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...