Sonte do të jetë ‘nata’ e sportit të boksit.
Xhudisti nga Shqipëria, Florian Marku do të përballet sonte me rumumin Maxim Prodan, shkruan lajmi.net.
Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Wembley” të Londrës rreth orës 20:00 për titullin IBF Internation në kategorinë ‘Welerweight”.
Në konferencë para ndeshjes pati tension mes dy boksierëve ku Prodan e ofendoi Marku i cili më pas tentoi ta sulmonte, por gjithçka u ndal nga sigurimi.
Gjatë matjeve, boksieri shqiptar pati probleme me peshën por gjithçka u rregullua më vonë dhe tani dy boksierët janë gati për të dhuruar spektakël.
Floriani para duelit është shprehur shumë optimist në rrjete sociale ku disa herë ka theksuar se përballë Prodan do ta fitojë titullin e tij të parë në karrierë.
Prodan – Marku ‘luftojnë’ sonte në “Wembley” me meçin që fillon rreth orës 20:00.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...