Sonte nis faza e katërt dhe e fundit për sezonin e rregullt në elitën e basketbollit kosovar, ku gjatë këtyre ndeshjeve vendimtare pritet të vendoset gjithçka se kush ku do të pozicionohet.
Ditën e sotme luhen dy ndeshje, kampionia në fuqi dhe liderja aktuale udhëton tek Peja, shkruan Arbresh.info.
Një sfidë tjetër tejet interesante dhe po ashtu vendimtare është ajo e Rahovecit 029. ‘Vreshtarët’ presin në shtëpi Borën, ku fitorja është e domosdoshme duke marrë parasysh që ndodhen në pozitën e fundit, me një fitore larg zonës së play-outit, por edhe zonës që të dërgon në play-off.
Nesër pritet të takohen Golden Eagle Ylli dhe Prishtina. Të dy këto skuadra luftojnë për një vend në play-off. Pas 21 xhirove të dy klubet kanë nga 8 fitore e 13 humbje.
Ylli është i pesti, derisa Prishtina e shtata, pozitë kjo që të dërgon në play-out. Humbja është fatale për dy skuadrat kështu që do të luftohet vetëm për fitore.
Sfida tjetër është ajo mes Bashkimit dhe Vëllaznimit. Bashkimi synon fitoren ta blindojë pozitën e dytë dhe garat e play-offit t’i nis nga gjysmëfinalja.
Teksa për Vëllaznimin një humbje është e hidhur, pasi mbesin edhe gjashtë ndeshje për ta evituar rënien në Ligën e Parë.
Sikurse Ylli e Prishtina edhe Vëllaznimi ka tetë fitore e 13 humbje.

Tashmë të gjitha skuadrat kanë përfunduar të gjitha afrimet me lojtarët e huaj, dhe tashmë rosteret janë të kompletuara. Secila ndeshje është jetë a vdekje për shumicën e klubeve.
Shtatë xhirot e fundit pritet t’i dhurojnë publikut ndeshje të jashtëzakonshme dhe si zakonisht palestrat në këtë pikë të sezonit pritet të jenë të mbushura me simpatizantë, që mbështesin skuadrat e tyre.
Kujtojmë se të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro nisin me fillim nga ora 19:30./Arbresh.info

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...