Sonte (e martë) do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale në UEFA Ligë të Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Monacos.
Takimi ndërmjet dy skuadrave gjigante në Evropë zhvillohet në Torino duke filluar nga ora 20:45, shkruan portali arbresh.info. Lideri në Serie A është favorit pas avantazhit prej dy golave të siguruar në udhëtim te skuadra franceze.
Linja frontale e Monacos me sensacionin më të ri në botën e futbollit, Kylian Mbappe, pritet t’i krijoj vështirësi mbrojtjes solide të “Zonjës së Vjetër” e cila ishte e padepërtueshme nga superyjet e Barcelonës.
Asnjë skuadër e kohës moderne nuk ka arritur të rikthehet nga disavantazhi prej dy golave të pësuar në takimin e parë.
Përveç këtij fakti tronditës për skuadrën e Leonardo Jardimit, Monaco gjithashtu nuk ka fituar asnjëherë në Itali (një barazim, gjashtë humbje)./arbresh.info
Formacionet e mundshme:
Juventus: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Pjanić, Khedira; Dani Alves, Dybala, Mandžukić; Higuaín.
Monaco: Subašić; Mendy, Jemerson, Glik, Sidibé; Bernardo Silva, Fabinho, Bakayoko, Lemar; Mbappé, Falcao.
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...
Xi Jinping nis vizitën historike në Korenë e Veriut, pritje ...
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi