Barcelona mund të arrijë sonte një marrëveshje transferimi për sulmuesin Neymar.
Kështu raporton uebfaqja e famshme sportive Goal, e cila shkruan se Barcelona beson në finalizimin e marrëveshjes pas bisedimeve fytyrë me fytyrë në Parsil pasditen e sotme (e martë), transmeton portali arbresh.info.
Goal pretendon se përfshirja e drejtorit ekzekutiv të Barcelonës, Oscar Grau, ishte gjëja kryesore në bisedime dhe prezenca e financuesit me gjasë do të bëjë që marrëveshje të “arrihet me shpejtësi”.
Ata thonë gjithashtu se Neymar i është lutur drejtorit sportiv të PSG-së, Leonarods, të hënën për t’i lejuar atij t’i ribashkohet ish skuadrës së tij katalunase.
PSG kërkoi 100 milionë plus mbrojtësin Nelson Semedo, ndonëse kampioni në fuqi i Spanjës nuk është i përgatitur për të humbur ndonjë lojtar të skuadrës aktuale.
Dhe nuk mendohet gjithashtu që dallimet në mendime sa i përket pagesës do të parandalojnë marrëveshjen nga finalizimi./arbresh.info/
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...