Sonte në orën 20:00 në Riga të Letonisë do të zhvillohet finalja e Eurobasket 2025, ku Gjermania dhe Turqia do të përballen për trofuen e madh.
Të dyja skuadrat kanë arritur deri në këtë fazë pa asnjë humbje, duke e bërë këtë finale edhe më të veçantë.
Një precedent i tillë është parë për herë të fundit në vitin 2003, kur në finale u përballën Lituania dhe Spanja.
Turqia kërkon të shkruajë historinë duke fituar për herë të parë titullin e kampiones së Evropës. Kjo është vetëm finalja e dytë për përfaqësuesen turke, pas asaj të vitit 2001 kundër ish-Jugosllavisë. Në rast triumfi, Turqia do të bëhej kombëtarja e 16-të që ngre trofeun.
Nga ana tjetër, Gjermania synon trofeun e dytë në historinë e saj. Kampionët e vitit 1993 kërkojnë ta përsërisin suksesin, ndërsa finalen e dytë të tyre, atë të vitit 2005, e kishin humbur përballë Greqisë./RTK
Izraeli sulm ajror ndaj Iranit, vritet shefi i sigurisë Ali ...
Trump paralajmëron shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të t...
Rafuna: CEFTA është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëp...
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që shpall Iranin shte...
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...