Sot (e mërkurë) do të zhvillohen edhe dy super ndeshje në kuadër të xhiros së 1/8-ës në turneun më të madh evropian ndërmjet klubeve më të mëdha të kontinentit të vjetër.
Real Madridi shpreson të mposhtë Napolin qysh në ndeshjen e parë që zhvillohet në “Santiago Bernabeu” për të siguruar për të shtatën herë radhazi kualifikimin në çerekfinale, shkruan portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, Arsenali do të testohet në “Allianz Arena” në ndeshjen kundër Bayern Munichut, të cilët kanë eliminuar “Topçinjtë” në çdo përballje në gjashtë vitet e fundit.
Befasitë pritet të mos mungojnë as në dy ndeshjet që luhen mbrëmjen e së mërkurës, ngjashëm si në “Parc des Princes”, ku PSG i tregoi Barcelonës me katër super gola se nuk është e paprekshme./arbresh.info
Formacionet e mundshme, Real Madrid v Napoli
Real Madrid: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modrić; Vázquez, Benzema, Ronaldo.
Napoli: Reina; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Ghoulam; Zieliński, Diawara, Hamšík; Callejón, Mertens, Insigne.
Formacionet e mundshme, Bayern Munich – Arsenal
Bayern Munich: Neuer, Lahm, Hummels, Martinez, Alaba, Thiago, Alonso, Vidal, Lewandowski, Muller, Robben
Arsenal: Ospina; Bellerin, Koscielny, Mustafi, Monreal; Elneny, Coquelin; Oxlade-Chamberlain, Ozil, Sanchez; Welbeck
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...