Trajneri Ole Gunnar Solskjaeri beson se ndoshta është ende shumë herët për sulmuesin Wilfried Zaha që t’i bashkohet Manchester United.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë, tani një yll te Crystal Palace, kishte dështuar për të siguruar pozitë në formacionin startues në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
“Kam punuar me të për një gjysmë sezoni këtu [në Cardiff]”, ka thënë trajneri i përkohshëm i United para ndeshjes së “Djajve të Kuq” në udhëtim në Selhurst Park mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
“Ai ishte një djalosh i mrekullueshëm, ai punoi shumë për tu përmirësuar dhe ishte ndoshta shumë herët për të kur erdhi në United”
“Është një gjë e mrekullueshme për të parë atë duke luajtur tani”, përfundoi Solskjaeri./arbresh.info/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh