Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaeri thotë se e shijon përmirësimin e lojtarëve të tij.
Kujdestari i përkohshëm ka pasur një ndikim të madh në kompleksin Aon Training qysh pas rikthimit në klub në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe është e qartë se është duke shijuar punën e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Më pëlqen të punoj me lojtarët që duan të përmirësohen”, ka thënë Solskjaeri në një intervistë për Sky Sports.
“Më pëlqen të flas me ta dhe t’iu jap ndihmën time dhe mendimet e mia. Për këtë është trajnimi. Është për të ndihmuar lojtarët. Nuk është për diçka tjetër, por vetëm për atë me të vërtetë”
Nën udhëheqjen e trajnerit norvegjez, “Djajtë e Kuq” janë të pamposhtur në nëntë ndeshje radhazi.
Ata qëndrojnë në pozitën e pestë në tabelë me 48 pikë para ndeshjes si mysafirë kundër Fulhamit të shtunën./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot