Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaeri raportohet se ka humbur durimin në zhveshtore pas barazimit 1 me 1 ndaj Southamptonit vikendin e kaluar.
Daniel James dërgoi në epërsi “Djajtë e Kuq” në pjesën e parë por Jannik Vestergaard barazoi shifrat pas gati një ore lojë dhe pavarësisht të qenurit me një lojtar më shumë për rreth 20 minuta pas ndëshkimit të Kevin Dansos, djelmoshat e Solskjaer nuk gjetën më epërsinë, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në The Sun, Solskjaeri ishte “tepër i zemëruar” me performancën e skuadrës së tij, madje e vlerësoi këtë si një “tallje” për shkak se United ra në pozitën e tetë në ligë.
Solskjaeri thuhet se humbi durimin për shkak se skuadra nuk mund të gjente golin e fitores pavarësisht largimit të Dansos.
Ai gjithashtu shpërtheu edhe për faktin se skuadra nuk është duke vendosur në praktik gjatë lojës gjërat që janë duke i ushtruar në stërvitje gjatë javës.
Sigurisht se kjo është një pjesë që nuk shihet në publik teksa 46-vjeçari si gjithmonë në konferencë për shtyp shfaqet i ftohtë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve