Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka bërë gjithçka çfarë duhet të bëjë një trajner.
United sot (e mërkure), do të luajë kundër Cityt në ndeshjen e parë në gjysmëfinale në kuadër të Carabao Cup, transmeton portali arbresh.info.
Guardiola i është bashkuar Cityt në vitin 2016 dhe iu ka ndihmuar të fitojnë dy tituj të Premierë Ligës, një FA Cup dhe dy Kupa të Ligës.
Tekniku norvegjez ka thënë se është admirues i madh i teknikut spanjoll pasi e sheh si një ndër trajnerët më të mirë në histori.

“Pep ka influencë të madhe në ligë dhe që prej kohës kur ishte në Barcelonë e kam admiruar. Është një ndër trajnerët më të mirë në histori”
“E admiroj skuadrën e tij pasi kanë rritur standardet. Mirëpo, duhet të them se kam punuar nën urdhrat e më të mirit, Sir Alex”
Kujtojmë që përballja mes dy gjigantëve fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Old Trafford”./arbresh.info.
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...