Projekti i ri i Manchester United me Ole Gunnar Solskjaer në krye të skuadrës do të fillojë të marrë formë që në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra angleze i ka vënë në dispozicion të trajnerit të sapo emëruar, Ole Gunnar Solskjaer, 50 milionë euro për t’i shpenzuar në tregun e transferimeve.
‘Mirror’ shkruan se Manchester United do të tentojë të transferojë një mbrojtës qendror dhe një mesfushor, përcjell ‘lajmi.net’.
Zëvendëspresidenti ekzekutiv, Ed Woodward, e ka kuptuar se ka mangësi në skuadër, dhe do t’i ofrojë fonde trajnerit të ri për të sjellë dy përforcime.
Toby Alderweireld i Tottenham Hotspur dhe Douglas Costa i Juventusit janë emrat që janë përmendur në mediet angleze, si opsione për transferime nga Manchester United.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...