Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur pas fitoren dramatike me rezultat 3-2 kundër Brightonit.
Ndeshja ishte interesante me përmbysje në rezultat, ndërsa goli i fitores erdhi pas 10 minutash shtesë dhe kur gjyqtari e kishte mbyllur takimin.
Një rishikim i VAR bëri që gjyqtari të akordojë penallti, nga ku Bruno Fernades shënoi golin e fitores.
“Kur e barazuan në 2-2, i thash vetes ‘ok, kemi humbur dy pikë ose ndoshta meritonim vetëm një’. Nuk besoj se meritonim më shumë, por karakteri i treguar meriton më shumë”.
“Pas golit të tyre të parë, kemi filluar të luajmë, dhe është një gjë e rëndësishme për ne në krahasim me sezonin e kaluar, ku kemi barazuar shumë herë. Ishim skuadra me më pak humbje, me përjashtim të Liverpoolit, por barazimet kanë qenë me të vërtetë shumë”
“Ata punuan shumë. Ne e dimë se nuk jemi të gatshëm. Shihet se ata janë shumë më të përgatitur fizikisht se ne. Ata janë ndër ekipet me përgatitjen fizike më të mirë në ligë dhe ne e kemi ditur se do të jetë ndeshje shumë e vështirë fizikisht sepse ne nuk jemi ende aty, por do të jemi shumë shpejt. Reagimi i lojtarëve ishte mbresëlënës në të dy golat. Nuk luajtëm mirë deri në golin e parë dhe kjo është një gjë që duhet ta përmirësojmë”, ka thënë norvegjezi./lajmi.net/
Trump: Irani dëshiron të bisedojë, por është tepër vonë
A do ta votonte LDK-ja Glauk Konjufcan për president? – Ja ç...
Begaj takim me akademikë nga Shqipëria dhe Kosova: Rol thelb...
LDK: Deri në këto momente s’kemi marrëveshje me VV-në, kemi ...
Hoti merr vendim për themelimin e katër komisioneve
Tragjike: Humb jetën një 10-vjeçar në Tetovë, ra nga ballkon...