Ole Gunnar Solskjaer po bën ndryshime të mëdha te Manchester United, jo vetëm për lojën që po zhvillon ekipi, por edhe për mentalitetin e investimeve.
United ka qenë prej ekipeve që shpenzoi më së shumti viteve të fundit.
Ka pasur lojtarë si Alexis Sanchez që nuk kanë arritur të përshtaten asnjëherë dhe Solskajer dëshiron që Djajtë e Kuq të fokusohen në blerjen e lojtarëve që i përshtaten ekipit.
“Është për një ‘x’ numri të lojtarëve. Duhet të jenë lojtarët e duhur që përshtaten. Personaliteti duhet të përshtatet me ekipin”.
“Nuk është vetëm fakti që të blihet një superyll dhe kjo do të rregullojë gjërat”.
“Nëse shikoni lojtarët, moshën e tyre, ata janë të rinj dhe kanë shumë mundësi të mëdha zhvillimi. Por, ne kemi nevojë edhe për lojtarë me përvojë”.
“Tash e kemi Pogban, është Jesse e që mendoj se me moshën do të marrin përgjegjësinë dhe do të na çojnë në rrugët fituese”, u shpreh Solskjaer.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik