Ole Gunnar Solskjaer ka reaguar rreth deklaratës së Jurgen Kloppit që ka thënë se Manchester Unitedi ka fituar më shumë penallti në dy sezonet e fundit se sa pesë vite që ai është te Liverpooli.
Trajneri gjerman ishte i acaruar në humbjen 1-0 të The Reds ndaj Southamptonit, duke aluduar se Djajtë e Kuq po ndihmohen nga gjyqtarët dhe VAR-i, transmeton Telegrafi.
Por, Solskjaer i ka reaguar Kloppit se ai nuk i numëron penalltitë dhe nuk harxhon kohë në gjëra të tilla, por fokusohet në gjërat që e fitojnë takimin.

“Ky është një fakt? Ndoshta,” ka thënë trajneri norvegjez.
“Kjo ndoshta do të jetë përgjigjja ime, ky është një fakt që kemi më shumë se ata. Unë nuk llogaris se sa penallti kanë pasur, kështu që nëse ata duan të kalojnë kohë duke u shqetësuar kur do të kemi faule në zonë… Unë nuk shpenzoj kohë për këtë”, ka shtuar më tej ai.
Liverpooli dhe United kanë pikët e barabarta në tabelën e Ligës Premier (33), me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe kanë shansin që të bëhen lider./Arbresh.info/
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...
Izraeli ka filluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike t...
“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për sh...
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...