Menaxheri i Manchester United, Ole-Gunnar Solskjaer, ka folur për gazetarët para ndeshjes së xhiros së 11-të të Premierligës, ku do të ndeshen Manchester United dhe West Ham United.
Ai e ka vlerësuar formën e ekipit të mirë në përgjithësi, pavarësisht humbjes së fundit ndaj PSG-së.
West Ham është në pozitën e pestë me 17 pikë gjithsej, ndërsa ‘Red Devils’ janë në pozitën e nëntë me 16 pikë gjithsej.
‘E di se ju thoni që nuk jemi konstant në performancat tona, por un mendoj ndryshe, nëse e shikoni që nga rifillimi i futbollit nga pandemia, ne jemi njëri na ekipet më të mira dhe konstante’, tha norvegjezi, transmeton lajmi.net.
‘Normale që humbja ndaj Tottenham dhemb, por ishim me 10 lojtarë dhe praktikisht s’kishim bërë përgatitje parasezonale’, tha 47 vjeçari.
‘Për formë konstante duhet të shikoni më shumë se dy ose tre ndeshje, duhet të shikoni 10,20,30,40. Liverpool dhe Manchester City kanë qenë shembullorë këta dy vitet e fundit dhe janë para nesh, në kokën time, sidoqoftë un dëshiroj që ti arrijmë kulmin, kemi kaluar momentet më të këqija dhe tani presim momentet më të mira’, përfundoi Solskjaer./
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...