Gjatë disfatës historike për Real Madridin, Santiago Solari e kuptoi se skuadra e tij ishte shumë e dobët në Santiago Bernabeu kundër CSKA Moscow, ndërkohë që deklaroi gjithashtu se fishkëllimat ishin në drejtim të të gjithë skuadrës dhe jo vetëm ndaj Iscos.
Madridi kishte siguruar kualifikimin në fazën eliminuese të UEFA Ligës së Kampionëve para fillimit të kësaj ndeshje dhe CSKA duhej të kishte një rezultat më të mirë se Viktoria Plzeni për të siguruar kualifikimin në futbollin e Evropa Ligë, megjithëse skuadra kroate mposhti Roman me rezultat 2 me 1, transmeton portali arbresh.info.
“Ne nuk ishim të fortë në zonën e rivalit, as në zonën tonë”, ka thënë Solari kur është pyetur për ndeshjen në përgjithësi.
“Ata ishin të fortë dhe e kthyen ndeshjen. Në pjesën e dytë, të gjithë ne ishim të këqij”
Gjatë një momenti në lojë, Isco mbajti gjatë topin dhe një mundësi ishte humbur, andaj tifozët nisën fishkëllimat ndaj mesfushorit, por Solari beson se kjo ishte drejtë të gjithë skuadrës.
“Tifozët e shprehën vetën”, ka thënë ai. “Nuk jam duke i referuar atij [Iscos], jam duke thënë në përgjithësi sepse atyre nuk iu pëlqeu rezultati”
‘Los Blancos’ u mposhtën me rezultat tronditës 3 me 0 në Bernabeu dhe lojtarët u larguan nga fusha me kokë ulur./arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...