Bylbyl Sokoli është shkarkuar ka kryesia e klubit të Llapit ditën e sotme, raporton Insporti.com.Drejtori sportiv i klubit nga Podujeva, Tahir Batatina, ia ka konfirmuar sot lajmin futbollistëve.
Insporti.com e ka kontaktuar Sokolin e cili e ka konfirmuar lajmin. “Këtë informatë e kam marrë nga lojtarët dhe trajnerët dhe e respektojë këtë vendim pasi që vjen zyrtarët e klubit”, ka thënë Bylbyl Sokoli.
Insporti.com ka provuar që ta marrë një prononcim edhe nga Batatina, por ai nuk u lajmërua në telefon përkundër disa tentimeve.
Sokoli e ka marrë drejtimin e Llapit në fillim të këtij edicioni për të arritur rezultate të kënaqshme.Pas xhiros së tetë në Llapi ndodhet e treta me 16 pikë të mbledhura, shtatë më pak se lideri Feronikeli dhe dy më pak se Prishtina që ndodhet e dyta.
Ndryshe, Sokoli ditë më parë është sulmuar nga tre persona në hyrje të banesës së tij në Prishtinë pas ndeshjes Prishtina – Llapi.Policia e Kosovës po merret për identifikimin e autorëve
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së