Wesley Sneijder është i vendosur për të përfunduar kontratën e tij te Galatasaray dhe më pas të rikthehet në Itali, ku raportohet se do të vazhdoj bisedimet me Sampdorian dhe do të ofroj vetën te Milani.
Bazuar në ‘Sky Sports Italia’, holandezi ka vendosur t’i jap fund kohës së tij në Turqi dhe do të ndërpres kontratën e tij me pëlqim të ndërsjellët brenda 48 orëve, transmeton portali arbresh.info.
Ish fituesi i tripletës te Interi dëshiron të rikthehet në Serie A dhe gazeta e lartpërmendur sugjeron që të afërmit e tij e kanë kontaktuar Milanin, por ata nuk ishin të interesuar për të nënshkruar me të.
Sneijder ka shprehur hapur gjithashtu dëshirën e tij për të luajtur te Sampdoria dhe ishte i përgatitur, por gjithçka përfundoi dje kur trajneri Marco Giampaolo theksoi që ai nuk do të jetë në gjendje të luaj së bashku me Josip Ilicic.
Megjithatë, situata ndryshoi menjëherë dje në mbrëmje kur Ilicic i Fiorentinas zgjodhi për transferim Atalantën në vend të tyre.
Prandaj, Sneijder dhe Sampdoria pritet të rifillojnë sërish negociatat./arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?