Ish legjenda e Inter-it, Wesley Sneijder beson se skuadra e vjetër mund të fitojë Kupën e Italisë, por jo edhe Seria A.
“Neurazurët” janë nëntë pikë mbrapa liderit Juventus, derisa kanë një ndeshje me pak të zhvilluar dhe 13 të mbetura deri në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Inter të shtunën do përballet me Napoli-n në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë dhe do mundohen të përmbysin rezultatin, i cili është 1 – 0.
Sneijder beson se Inter mund të fitojë Kupën e italisë, por jo edhe Seria A, ngase “Zonja e Vjetër” është favorit.

“Shpresoj që Inter do avancojë dhe të fitojë kupën. Mendoj se ka arritur koha për fitore”.
“Ka mbetur shumë pak për të bërë në Seria A. Juventus vazhdon si favorit për të filluar titullin. Kanë skuadrën më të mirë dhe përmirësohen çdo sezon”.
“Mendon se koha e tyre ka mbaruar, por ata ia dalin të sjellin lojtarë të rinj, të cilët bëjnë ndryshimin”, deklaroi ai.
Nëse Inter mposhtë Napoli-n, atëherë në finale do përballet me fituesin e ndeshjes AC Milan – Juventus./arbresh.info
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...