Slot shpreson që Salah ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin

11:53 | 25 Shkurt 2025
D.H

Mohamed Salah është në vitin e fundit të kontratës së tij me Liverpoolin.

Sulmuesi egjiptian është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij me fanellën e “The Reds”, ku së fundmi ishte vendimtar në fitoren me Man CItyn 2-0, ku realizoi gol dhe asistim, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë në mesjavë të drejtuarit e Slot i pret një tjetër sfidë e vështirë ku do të përballen në “Anfield Road” ndaj Newcastles.

Para kësaj ndeshje trajneri holandez foli edhe për mundësinë e vazhdimit të kontratës së Salahut.

“Nëse Salah vazhdon të luaj mirë ai do të bëher akoma më i shtrenjt. Nëse ai nuk do të luante aq mirë, ndoshta do të ishim me dy mendje nëse duam që ai të zgjasë kontratën”.

“Shpresojmë se ai do të vazhdojë kontratën”, u shpreh Slot.

Salah është pjesë e Liverpoolit nga vera e vitit 2017./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale