Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet trajner i përkohshëm i Liverpoolit

10:19 | 7 Dhjetor 2025
E.G

Liverpooli po shqyrton mundësinë e rikthimit të legjendës së klubit, Steven Gerrard, në rast të një ndryshimi në trajner, pasi pozicioni i Arne Slot po vlerësohet gjithnjë e më shumë.

Të Kuqtë kanë pasur javë të vështira, duke humbur gjashtë nga nëntë ndeshjet e fundit në Liga Premier. Ndërsa skuadra e Slot u rikthye shkurtimisht me një fitore 2-0 ndaj West Ham, ata u ndalën 1-1 nga Sunderland vetëm 72 orë më vonë. Më pas, Liverpool pësoi një barazim dramatik 3-3 kundër Leeds United, me Ao Tanaka që shënoi golin e barazimit në kohën shtesë, në një pjesë të dytë emocionuese në Elland Road.

Trajneri holandez, Arne Slot mbetet optimist për vazhdimësinë e sezonit. “Ka çdo arsye për të qenë pozitivë,” tha ai për gazetarët.Megjithatë, humbja 4-1 ndaj PSV në shtëpi në Ligën e Kampionëve dhe reagimi kritik i tifozëve ka shtuar presionin mbi trajnerin.

Sipas raportimeve, DaveOCKOP, legjenda e klubit Steven Gerrard konsiderohet si zëvendësues i përkohshëm nëse Slot shkarkohet.

Një rikthim në Anfield do të shënonte kthimin e 45-vjeçarit në shtëpinë ku u ngjit për t’u bërë një nga ikonat më të mëdha të klubit

Gerrard më parë drejtoi Rangers nga 2018 deri në 2021, duke fituar Ligën Premier skoceze në sezonin 2020-21, përpara se të kalonte në Aston Villa dhe Al-Ettifaq. Kohët e fundit ai ishte “shumë afër” rikthimit si trajner i Rangers pas largimit të Russell Martin, por në fund refuzoi rolin.

Liverpool gjithashtu po monitoron Julian Nagelsmann, i cili mund të jetë në dispozicion pas udhëheqjes së skuadrës së tij drejt Kupës së Botës verën e ardhshme. /Telegrafi/