Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, ka konfirmuar se Trent Alexander-Arnold nuk do të jetë i gatshëm për derbin e Merseyside ndaj Evertonit.
‘The Reds’ dhe Evertoni do të përballen të mërkurën mbrëma në kryendeshjen e mesjavës në Premier League.
Duke folur në një konferencë për media para përballjes në ‘Anfield’, Slot u pyet gjithashtu për spekulimet mbi një marrëveshje të mundshme të Arnold me Real Madridin.
“Fatkeqësisht, situata e tij është e tillë që ai është i lënduar. Përndryshe, njerëzit me siguri do të flisnin për të dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera me Anglinë. Por ai është i lënduar dhe për të kjo do të thotë që është plotësisht i përqendruar te rikuperimi i tij, ndërsa ne po mundohemi ta ndihmojmë që të kthehet sa më shpejt”, tha Slot.
“Gjatë këtyre tetë muajve ka pasur shumë zëra për të, për Virgil van Dijk dhe Mo Salah. Por ne nuk jemi fokusuar kurrë te këto thashetheme, por te puna që duhet të bëjmë”.
“Për Virgil dhe Mo, fokusi është tek fitorja e derbit të Merseyside, ndërsa për Trent, synimi është të rikuperohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi strategu holandez./rtk
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...