Sllovakia dhe Skocia janë dy skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në Euro 2020, duke plotësuar kështu kuadrin e 24 skuadrave të kualifikuara për në Europianin e verës së ardhshme.
Sllovakët kaluan në Belfast pas kohës shtesë me rezultatin 1-2 Irlandën e Veriut, ndërkohë që Serbia në mënyrë surprizuese mbeti jashte Euro 2020, pasi u mposht pas goditjes së penalltive me rezultatin 4-5 nga Skocia, me kohën e rregullt që përfundoi në barazim 1-1.
Sllovakia ndërkohë në Belfast e pa veten shumë shpejt në avantazh me golin e Juraj Kuckas pas vetëm 17 minutash lojë, por pak para fundit të kohës së rregullt, Milan Skriniar shënoi në portën e tij duke e çuar ndeshjen në shtesë. Irlanda e Veriut për pak sa nuk realizoi përmbysjen e madhe, por shtylla i tha jo golit të Laferty dhe në shtesë në të 110-ën Duris realizoi golin e kualifikimit për Sllovakinë.
Përsa i përket Serbisë, Jovic u duk sikur shpëtoi nderin e serbëve me atë gol të minutës së 90-të që çoi ndeshjen në shtesë, pas golit të bukur Christie që kaloi në epërsi britanikët. Por vetëm kaq për ballkanasit që u eliminuan pas goditjes së penalltive pasi per skocezët nuk gaboi asnjë, ndërkohë që Mitrovic humbi penalltinë deçizive që la jashtë Europianit Serbinë.
Top Channel
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...
A është e pranueshme të dalësh me ish-partnerin e shoqes?