Sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard thuhet se ka impresionuar skuadrën e Real Madridit pas komenteve të bëra në lidhje me të ardhmen e tij në fillim të kësaj jave.
Reprezentuesi belg nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të luajtur për ‘Los Blancos’ në një pikë të karrierës së tij dhe së fundmi ka ngjallur spekulime duke refuzuar të nënshkruaj kontratë të re me gjigantin në Stamford Bridge, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Goal’, komentet e Hazardit gjatë një interviste të fundit duket se janë pritur mjaftë mirë nga lojtarët e Real Madridit dhe ata tani qartë e duan atë në skuadrën e tyre.
‘Los Blancos’ kanë pasur probleme për të shënuar qysh pas largimit të Cristiano Ronaldos gjatë verës dhe deri tani kanë bërë mbi 500 minuta pa shënuar asnjëherë gol, gjë që tregon formën e tyre.
Skuadra e Julen Lopeteguit aktualisht është katër ndeshje pa fitore./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës