
SC Paderborn 07 - Saison 2012/2012 - Benteler Arena - 28-09-2012 Alban Meha (SCP)
Do të jetë kampionati turk destinacioni i radhës për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Alban Meha.
29-vjeçari ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Konyasporit, që militon në elitën e futbollit turk, madje ish-futbollisti i Paderbornit ka kaluar edhe testet mjekësore. Një zgjedhje surprizë kjo e Mehës, që kishte refuzuar ofertën e Paderbornit për rinovimin e kontratës që në muajin Janar. Më rënien e skuadrës së Mehës në Bundesligën e Dytë, divorci me Paderbornin ishte i pashmangshëm.
Në fakt prestigjiozja gjermane “Bild” vetëm pak ditë më parë zbuloi se e ardhmja e Mehës do të ishte jashtë Gjermanisë, ndërsa informacionet që vijnë së fundmi nga Turqia zbulojnë destinacionin e saktë të mesfushorit shqiptar. Detajet e kontratës së Mehës me Konyasporin do të zbulohen në orët në vazhdim kur të bëhet edhe zyrtarizimi i futbollistit me skuadrën turke./’SuperSport’.
PDK: Zvarritjet e pafundme e kanë kthyer procesin gjyqësor n...
Situatat në Ferma VIP, familja e Mozës falënderon publikun p...
OKC deklason Lakers, fiton edhe Detroiti
Mbi 4,600 biznese të reja të regjistruara gjatë katër muajve...
Specialja: 20 korriku nuk është data kur shpallet aktgjykimi...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Haxhiu u bën thirrje bashkatdhetarë...