Pak sulmues në Evropë kanë qenë kaq vendimtarë sa Khvicha Kvaratskhelia në dy edicionet e fundit të UEFA Champions League. Ylli gjeorgjian po kalon një formë fantastike dhe këtë të mërkurë në Mynih synon ta çojë Paris Saint-Germain në finalen e dytë radhazi të kompeticionit.
Kvaratskhelia shpesh është krahasuar me Diego Maradona për stilin dhe teknikën e tij gjatë kohës te Napoli, por idhulli i tij i vërtetë ka qenë një emër më pak i pritur: Guti, ish-mesfushori i Real Madrid.
Në një intervistë për DAZN, ai zbuloi idollin e tij.
“Kur isha fëmijë, më pëlqente shumë Guti. Shikoja ndeshjet e tij dhe më impresiononte mënyra si e mendonte lojën dhe pasimet që bënte. Ishte idhulli im. Madje kisha një fanellë ku vetë ia kisha shkruar emrin ‘Guti’ me marker dhe luaja me të.”
Edhe vetë Guti ka konfirmuar marrëdhënien e mirë me sulmuesin gjeorgjian:
“Kemi shkëmbyer fanella dhe kemi folur në Instagram. Jam shumë i lumtur për progresin e tij. Është një lojtar i madh, shumë i rrezikshëm në sulm dhe kur ndihet rehat, si tani te PSG, është një lojtar ‘top’.”
Stili elegant dhe vizioni i lojës së Kvaratskhelia shpesh kujtojnë klasën e Gutit në kohën e tij te Real Madridi.
Sot, ai është shndërruar në një nga lojtarët më produktivë në Evropë, me gola dhe asistime vendimtare.
Parisi luan sonte gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve ku do të përballet me Bayernin për finalen e madhe./Arbresh.info
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...