Mikel Arteta ka folur me emocione të mëdha pas kualifikimit historik të Arsenal në finalen e UEFA Champions League.
Trajneri i Arsenalit nuk e fshehu krenarinë për arritjen e skuadrës së tij, shkruan Arbresh.info.
“Është një natë e pabesueshme. Kemi bërë histori sërish së bashku. Nuk mund të jem më i lumtur apo më krenar për të gjithë në këtë klub”, tha ai.
Ai vlerësoi edhe atmosferën e krijuar nga tifozët.
“Ajo që ndodhi jashtë stadiumit ishte diçka speciale dhe unike. Atmosfera që krijuan tifozët, energjia e tyre, e bëri këtë mbrëmje të paharrueshme. Nuk e kam ndjerë kurrë më parë diçka të tillë në stadium”, shtoi tutje.
Arteta theksoi sakrificën e lojtarëve dhe rëndësinë e këtij suksesi për klubin.
“Ne dhamë gjithçka. Djemtë bënë një punë të jashtëzakonshme. Pas 20 vitesh, dhe vetëm për herë të dytë në histori, jemi rikthyer në finalen e Champions League”, tha ai për Sky Sports.
Arsenali në finale do ta pres fituesin e takimit Bayern – PSG. Rezultati nga ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave është 5:4 në të mirë të parisienëve./Arbresh.info
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...